Bulqizë/ Rrëshqet në akull, 10-vjeçari transferohet me helikopter në Tiranë

Një 10-vjeçar nga Bulqiza ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka rrëshqitur në akull teksa luante në oborrin e shkollës.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. I plagosur ka mbetur fëmija me inicialet F.B., nga Fushë-Bulqiza. Si pasojë e rrëshqitjes, ai ka pësuar frakturë të rëndë në kokë, shkruan “balkanweb”.

Mësohet se i mituri fillimisht është me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Share With:
Translate »
402 Views