Burak Özçivit baba për herë të dytë, zbulohet emri që i ka vendosur djalit

Aktori turk Burak Özçivit do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Fahriye është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe mediat turke raportojnë se çifti do bëhen sërish me djalë. Madje kanë zbuluar dhe emrin që ata do i vendosin djalit.

Thuhet se Burak dhe Fahriye kanë vendosur ta quajnë djalin e dytë Kerem. Gjatë kësaj kohe Fahriye ka postuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka treguar se mezi pret momentin kur ta marrë në krahë bebin.

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, u njohën në xhirimet e serialit “Çalikusu” në vitin 2013, Çifti u martua në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019 ata u bekuan me ardhjen në jetë të të birit, Karan.

 

Share With:
Translate »
145 Views