Burg për minorenen, 16-vjeçarja qëlloi ushtarin izraelit

Ahed Tmimi është aktrivistja 16-vjeçare e cila u bë simbol i palestinezve në rezistencën e tyre kundër Izraelit.

Ajo u bë e famshme nga një video ku dukej teksa qëllonte një ushtar izraelit, dhe u arrestua në dhjetor të këtij viti. Ahed do të të qëndrojë në burg deri sa dosja e saj të zbardhet.

“Unë nuk shoh asnjë alternativë tjetër përveçse ta urdhëroj qëndrimin e saj në paraburgim deri në fund të procedurës”, u shpreh gjykatësi. “Serioziteti i fakteve për të cilat ajo akuzohet nuk ofrojnë një alternativë tjetër veç paraburgimit,” shtoi ai.

16-vjeçarja Tamini është pjesë e një videoje ku së bashku me kushëririn e saj 20-vjeçar dhunojnë një ushtar izraelit raporton Le Monde.

Share With:
Translate »
694 Views