Burrat tregojnë si është të shohësh fëmijën tënd teksa lind dhe s’mund të ishin më dramatikë
1.
“Unë kam qenë i pranishëm në lindjet e dy fëmijë të mi. Ishte eksperiencë e çuditshme, prandaj më lini t’jua përshkruaj pak. Ka gjak, është pak e neveritshme për t’u parë si proces, është shumë biologjik, por nga ana tjetër është gjëja më interesante që kam parë ndonjëherë. Trupi i njeriut është fantastik!”
2.
“Fëmija ynë erdhi kur gruaja ishte 30 javëshe. Ajo kaloi 5 javë në spital sepse ujërat i shpërthyen kur ishte në javën e 25-të. Dita në të cilën erdhi ai, i pajisur me gjithë tubat që i duheshin për të mbijetuar, ishin një miks emocionesh kaq të fuqishme.”
3.
“Unë isha i zbehtë dhe i trembur për vdekje herën e parë. Më dukej sikur në krahët e mi po mbaja një alien. Askush s’të përgatit ty për këtë, ndërsa me fëmijën e dytë isha pak më i qetë. Ndërkohë që unë shihja futboll në televizor, gruaja ime më shtyu dhe kërkoi të ëmën. U përpoqa ta ndihmoja gjatë procesit dhe jo duke i mbajtur dorën. E preva unë kordonin dhe mbajta tim bir. Të dyja lindjet ishin fantastike. S’do të ndryshoja asgjë.”
4.
“Sot është ditëlindja e 29-të e fëmijës tim të parë dhe akoma e kujtoj momentin kur e përqafova, e mbajta në krahë dhe preva kordonin e tij. Mendimi i parë që më erdhi ishte se tani që u bëra baba, duhet të jem njeri edhe më i mirë.”
5.
“Fëmija im erdhi në jetë pa frymëmarrje dhe me zemrën që nuk i rrihte. Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa të gjithë në dhomë e mësuan, përveç meje. Nuk do të doja ta përjetoja më kurrë atë që përjetova.”
6.
“Besojeni ose jo, unë kam asistuar vetë në gjithë procesin e lindjes së djalit. Ishte një nga eksperiencat më cool të jetës sime.”
7.
“Një nga momentet më nervoze të jetës sime dhe me më shumë emocione të forta. Nga ana tjetër, do ta quaja pa frikë më të bukurën. Dashuria që ndjen kur mban bebin tënd në duar, nuk ka të krahasuar me asgjë.”
8.
“Nuk mbaj mend për çfarë arsye, por kur gruaja ime filloi të shtynte, mamitë u larguan. Ajo filloi sërish me kontraktimet dhe unë i thashë shoqes së saj t’i mbante njërën këmbë, kurse unë tjetrën. Nisëm të imitonim mamitë dhe kur u kthyen s’ishte më nevoja për to pasi vajza kishte lindur dhe isha unë që e prita.”
9.
“Gjatë momentit të lindjes, veçanërisht me fëmijën e parë ti përjeton gjithë emocionet e mundshme në mënyrë spontane. Gëzim për ardhjen e re, frikë, shqetësimin se diçka mund të shkoj keq, krenari për trimërinë e gruas, etj, etj. Eshtë e gjitha e lodhshme dhe nuk ke kohë fare të flesh. Gjithsesi 10/10 super eksperiencë.”