Burri i mori fëmijët dhe i çoi në Siri, nëna nga Tirana kërkon mes lotësh kthimin e tyre

Shqipëria dhe Kosova janë dy prej shteteve të Ballkanit, të cilët kanë çuar njerëz në Siri. Pasojat e këtij fenomeni po i vuan një nënë nga Tirana.

Burri i saj i mori djalin dhe vajzën 5 vjet më parë dhe iku në Siri, për të luftuar krah ISIS. Ai i kishte thënë se do të ikte në Mal të Zi, por kunati i tregon letrën, ku burri i saj shkruante se ka ikur në Siri, shkruan gazeta Express.

Mide Dumani shprehet:

Unë jam një nënë e vuajtur që 5 vjet. Unë dhe fëmijët e mi. Ata edhe me babanë kanë qëndruar shumë pak, pasi ai humbi jetën.
Burri i saj humbi jetën brenda pak muajsh dhe fëmijët mbetën në Siri. Vajza e saj ishte 8 vjeçe dhe djali 5 vjeç, kur babai i tyre ndërroi jetë. Të dy po kërkohen nga Interpoli, ndërsa në Siri kanë emra arabë.

Nëna rrëfen vuajtjet e saj mes lotësh:

Po si çdo nanë që thonë, ku të rrijë fëmija të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë 5 vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk mund ta besojë.
Tashmë vajza e saj është 14 vjeçe ndërsa djali 12. Pasi i jati i fëmijëve ndërroi jetë, pranë tyre shkoi gjyshja. Tashmë ata jetonë në kampin al-Hol në Siri. Daja i ka kërkuar autoriteteve shqiptare që t’i kthejnë nipin dhe mbesën në atdhe.

Kjo e fundit i ka shkruar disa letra dajës ku thuhet:

O dajë çka po bëhet, kur do të vij shteti të na marrë, a po vjen ambasada me u interesu për ne.
Ndërkohë në letrën që Shkëlzeni i la bashkëshortes thuhej se ka ikur në një vend mysliman, pasi do që t’i shkollojë aty fëmijët.

Share With:
Translate »
696 Views