‘Burri qan për djalin e vdekur’/ Pamje lufte në Ukrainë. Shpërthimet që po tronditin botën
rupat ruse kanë nisur sulm ndaj Ukrainës teksa presidenti rus Vladimir Putin shpërfilli sanksionet ndërkombëtare dhe paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të sillte pasoja që “nuk i kanë parë kurrë”.
Në pamjet e bëra publike nga AA, duket se një burrë ukrainas qan para trupit të vdekur të një personi tjetër. Një person në Twitter shkruan se viktima mund të jetë djali i tij, i vrarë në sulmin e artilerisë ruse.
Ndërsa makina duket se është qëlluar me breshëri plumbash. Në një pamje tjetër duket një grua e gjakosur në fytyrë për shkak të plagëve të sulmit.
Ndërkohë në rrjete sociale vijojnë të publikohen video të shpërthimeve