Burri vret me armë gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit në Prishtinë

Një person dyshohet të ketë vrarë një grua në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sipas burimeve të lajmi.net, viktima ka qenë në javën e fundit të shtatzënisë, ndërsa nuk dihen arsyet e vrasjes.

Lajmi.net ka tentuar të marrë informacione edhe nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë përgjigje.

Në vendin e ngjarjes në oborrin e QKUK-së tashmë ndodhen njësitet relevante të policisë të cilët po merren me rastin.

Share With:
Translate »
156 Views