Camille Gottlieb, mbesa identike e Grace Kelly

Camille Gottlieb, vajza e Stephanie të Monaco mund të mos ketë (akoma) ndonjë titull mbretëror, por ka trashëguar gjithë bukurinë e gjyshes së saj, princeshës ikonë të Monaco, Grace Kelly.

Ajo është bërë e njohur në rrjetet sociale, ku numëron 85 mijë ndjekës në Instagram. Vajza e tretë e Stephanie së Monaco, ajo ka lindur më 15 korrik 1998, pas divorcit të saj me të shoqin, Daniel Ducruet. Nga ky i fundit, princesha kishte dy fëmijë: Louis ( i lindur në vitin 1992) dhe Pauline (1994, e njohur si stiliste ku ka marrë pjesë edhe në Paris Fashion Week).

Por më pas në jetën e Stephanie erdhi Jean-Raymond Gottlieb, i punësuar nga familja mbretërore si truproja e saj. Camille është fryt i dashurisë së tyre (por ata i dhanë fund lidhjes së dashurisë para se ajo të lindte). Pas një faze heshtjeje sidomos nga ana e shtypit ku ishte aluduar shumë se kush mund të ishte i ati, Camille u njoh nga Jean-Raymon dhe mori mbiemrin e tij: Gottlieb.

Ajo ka trashëguar gjithë bukurinë e gjyshes së saj dhe fotot e tregojnë qartë. Nëna e saj Stephanie është vajza e tretë e Grace dhe pirnc Ranieri III, pra motra e Carolina dhe princit Albert. Rreth saj ka shumë figura (royal) të stilit dhe bukurisë si Charlotte Casiraghi (e kemi parë së fundi tek Chanel), Beatrice Borromeo, fytyra e njohur e mason Dior dhe e fundit, por jo nga rëndësia, princesha (e trishtuar) Charlene.

Camilla, siç tregon në rrjetet sociale, merret me aktivitete filantropike. Ajo ka themeluar ‘Be safe Monaco’, një organizatë jofitimprurëse me në qendër parandalimin e aksidenteve të shkaktuara nga alkooli.

Share With:
Translate »
299 Views