Cardi B dhe Offset i bëjnë vajzës për ditëlindje dhuratën më të pazakontë për një fëmijë
Cardi B dhe Offset festuan ditëlindjen e katërt të vajzës së tyre të dielën me një udhëtim në “botën e ëmbëlsirave” dhe me një dhuratë të pazakontë për një fëmijë.

Në një video të postuar në Instagram Story nga Offset, vajza e çiftit të famshëm, Kulture, u pa duke i kërkuar babait të saj t’i blinte karamele pambuku teksa ishte mbështetur në dritaren e makinës. Pak më vonë, ajo mbante në duar një pako me para. Më saktësisht, Kulture mori si dhuratë për ditëlindje plot 50,000 dollarë.

Po pyesni veten për çfarë i duhen një fëmije paratë cash? Epo, nuk e dimë çfarë kanë menduar Cardi dhe Offset!
Kjo nuk është dhurata e parë ekstravagante e çiftit për të voglën e tyre. Reperi i dhuroi vajzës një çantë Birkin rozë për ditëlindjen e saj të dytë, duke shkaktuar zemërim te fansat për dhuratën luksoze.

Çifti gjithashtu e veshi vajzën me një veshje Balenciaga prej 2400 dollarësh gjatë një udhëtimi në Disneyland në mars.
