Cardi B mbulon barkun e rrumbullakosur zinxhirë ari

Reperja shtatzënë, 28 vjeçe, bëri një ‘selfie’ seksi para pasqyrës, e veshur me bikini ngjyrë ari dhe shtresa zinxhirësh të mbështjellë mbi barkun e rrumbullakosur.

Cardi B mbuloi dorën me byzylykë të praruar dhe mahniti me një palë vathë të mëdhenj.

Në mbishkrim, fituesja e Grammy promovoi këngën e saj të re me Normani, “Wild Side”.

“Ju e bëni shtatzëninë të duket e lehtë”, komentoi një faqe fansash.

Cardi B është në pritje të fëmijës së saj të dytë me burrin Offset; dyshja tashmë janë prindër të vajzës 3-vjeçare Kulture.

Kjo nuk është hera e parë që Cardi B shfaq barkun e rrumbullakosur në shtatzëninë e dytë, tashmë janë bërë një muaj që kur ajo njoftoi për shtatzëninë dhe paraqitjet ku shfaq barkun pa ngurrim kanë qenë mjaft të shpeshta.

Share With:
Translate »
207 Views