Cardi B shfaqet me beben e saj në VMAs: Më thanë se do më shkatërronte por unë e linda
Cardi B pak javë më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj Kulture. Mbrëmjen e djeshme ajo bëri daljen e saj të parë publike duke u shfaqur plotësisht në formë të mirë fizike. E veshur me një fustan në ngjyrë vjollcë në tapetin e kuq dhe me flokë të shkurtër, reperja e njohur mori shumë komplimenta për format e saj post shtatzënisë.

Ajo është vlerësuar me çmimin “Best New Artist” në MTV VMas, mbajtur mbrëmjen e djeshme. Papritur një moment Cardi B u shfaq në skenë me një batanije fëmijësh në ngjyrë rozë. Të gjithë kujtuan se reperja mbante në krah vajzën e saj Kulture e madje partneri për një moment u frikësua se mos ndoshta ajo ishte “çmendur” aq sa të bënte publik imazhn e saj bijës.

Në fakt brenda asaj batanijeje ishte një trofe dhe kush më mirë se ajo me një ide të tillë do të mund të hapte mbrëmjen e VMAs.
“Jam kaq e nderuar të marrë këtë çmim. Para disa muajsh shumë njerëz më thanë se unë po shkatërroja karrierën time duke mbetur shtatzënë pasi isha në kulmin e shkëlqimit tim. E dini çfarë? E mbajta fëmijën, e linda dhe tani sërish po fitoj çmime.”,- u shpreh Cardi B gjatë fjalimit të saj pas marrjes së trofeut./Blitz.al/

"WELCOME TO NEW YORK!" – @iamcardib opened the #VMAs and revealed a special surprise 👠❤️🚀 pic.twitter.com/rTLUBh8P7w
— Video Music Awards (@vmas) August 21, 2018