“Çdo ditë e më shumë mërzitem”, Stresi na hapi zemrën dhe na tregoi pikën e tij të dobët
Megjithëse “bad boy”, të gjithë e dinë sa djalë i mirë bëhet Stresi kur vjen puna tek mamaja e tij.
Reperi ka treguar gjithmonë ç’raport të veçantë ka me të ëmën, të cilës i ka dedikuar një këngë të titulluar “Të du mom”.
Në fakt, ajo është pika e dobët e Stresit dhe i vetmi person për të cilin ai shqetësohet vazhdimisht.
Meraku më i madh i tij është t’i përkushtohet aq sa duhet nënës së tij, pasi koha kalon shpejt.
“Çdo ditë e më shumë mërzitem për nënën time. Vitet ikin. Duhet t’ju përkushtohemi çdo ditë sa të mundemi, nga pak. Nëna s’duhet hequr nga mendja asgjë çast. Zoti i bekoftë e ju dhëntë jetën e gjatë nënave tona.”- shkruan ai.
![]()