Çdo fëmijë amerikan që lind do të marrë 1000 dollarë

Ligjvënësit demokratë në Uashington po rinovojnë propozimin për t’i dhënë çdo fëmije amerikan që lind 1000 dollarë.

Bonuset e bebeve të quajtura “American Opportunity Accounts”, mendohet të rriten deri në 2000 dollarë në vit, në varësi të të ardhurave të familjes.

Llogaritë do të sigurohen dhe do të menaxhohen nga Departamenti i Thesarit i SHBA.

Mbajtësit e llogarive do të jenë në gjendje të kenë akses në fondet e tyre vetë pasi të mbushin 18 vjeç.

Share With:
Translate »
139 Views