Çerdhe, gjyshe apo dado? Ja zgjedhja më e mirë për fëmijën
Çfarë është më e mira për fëmijën: të rritet me gjyshen që e do, me dadon që është profesioniste apo në çerdhe duke bërë shoqëri me
fëmijët e tjerë dhe duke mësuar nga edukatorët?
Nëse zgjedhim një dado me përvojë si kujdestare për fëmijën
Avantazhet
◦ Fëmija mbetet në vend dhe në ambient të mbrojtur të shtëpisë tonë.
◦ Nuk ka nevojë të zgjojmë fëmijën herët në mëngjes për të shkuar në kopsht.
◦ Dado ndjek rreptësisht programin të cilin i japim. Fëmija del për shëtitje çdo ditë në të njëjtën orë, ha dhe fle pa vuajtje
◦ Dado është (ose të paktën duhet të jetë) tërësisht e dedikuar në kujdesin e fëmijës. Mund t’i lexoj, t’i mësojë gjëra, të formojë dhe në përgjithësi ta motivojë në mënyrë krijuese.
◦ Nuk merr viruset një pas një. Mbetet i mbrojtur nga sëmundjet.
Disavantazhet
◦ Zgjedhja e duhur e dados për fëmijën është e vështirë. Kjo kërkon kohë, hulumtime, instinkt të fort dhe është një proces që mund të krijojë stres.
◦ Sado e mirë dhe ‘e kontrolluar’ të jetë dado, ajo është ende një fytyrë e re në shtëpinë tonë, në familjen tonë. Kjo mund të krijojë ankth, dyshime, xhelozi, dhe madje edhe faj.
◦ Zgjedhja e dados kushton më shumë se dy zgjidhjet e tjera.
◦ Fëmija kalon orë të gjata me dadon, kështu që ai nuk ka stimujt që do të ndihmojnë zhvillimin, do të mërzitet, do të ankohet, të dojë fëmijë të tjerë për shoqëri.
Këshilla për përshtatje më të mirë me dadon
◦ Idealisht dado duhet të vijë në shtëpinë tuaj dhe jo të shkojë fëmija në shtëpinë e saj. Kjo siguron që ndryshimi për fëmijën të mos jetë kaq i fortë. Do të ndihet rehat pasi do të jetë në shtëpi, pranë lodrave të tij të dashura, kështu përshtatja me situatën e re pa prindërit, do të jetë më e lehtë.
◦ Sigurohemi që fëmija njihet me personin e ri në jetën e tij sa më qetë të jetë e mundur. Në ditët e para ne rrimë së bashku me dadon dhe fëmijën në mënyrë që fëmija të ndihet i sigurt me të dhe i shpjegojmë fëmijës (pavarësisht sa i vogël është) që kjo zonja është këtu për tu kujdesur për të dhe të qëndrojë me të, ndërsa mami do të jetë në punë.
Nëse zgjedhim kopshtin/çerdhen
Avantazhet
◦ Fëmija mëson vazhdimisht gjëra të reja, kalon kohë në mënyrë krijuese, kultivon aftësitë përmes lojërave, këngëve, vizatimeve, ndërtimeve etj.
◦ Fëmija ndërvepron me fëmijë të tjerë dhe zhvillon aftësinë e të qenit social.
◦ Mamaja i beson më lehtë mjedisit të organizuar të çerdhes/ kopshtit, ku ka edhe fëmijë të tjerë, më shumë se sa një dadoje që nuk e njeh mirë apo dy njerëz të vjetër si gjyshi me gjyshen.
◦ Në kontrast me mjedisin e butë të shtëpisë, çerdhja/ kopshti kanë rregulla dhe një program që fëmija duhet të ndjekë, rregulla të cilat duhet t’i respektojë.
◦ Zgjidhja e çerdhes/ kopshtit është shumë ekonomike.