Çështja e divorcit me Brad dhe lufta për fëmijët e kanë lodhur Angelinën së tepërmi: Por filmat më japin forcë…

Divorci me Brad Pitt e kanë bërë Angelinën të ndihet jo shumë e fortë, por për fat të mirë siç thotë vetë ajo rolet e saj të ardhme në Eternals dhe Maleficent i kanë dhënë një nxitje shumë të nevojshme.  Aktorja 44 vjeçe u shfaq në tapetin e kuq në Disney’s D23 expo ditën e djeshme ku promovoi vazhdimin me një serial të ri të filmit Maleficent dhe rolin e saj si Thena në Marvel’s Eternal.

Angelina Jolie at Disney's D23 Expo

Aktorja hollivudiane u nda nga Brad 55 vjeç në shtator të 2016-ës pas dy vitesh martesë dhe 12 vite së bashku në total. Mes procedurave të divorcit, kanë luftuar në gjykatë me njëri tjetrin për kujdestarinë e fëmijëve, Maddox, 18 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11. Kështu që nuk është për tu habitur fakti se aktorja është ndjerë e pafuqishme  dhe e lodhur nga gjithë kjo histori.

Image result for Angelina with child

Duke folur për gazetaren e ENews, Angelia tha: Unë jam si gjithë njerëzit e tjerë, këto vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, nuk jam ndjerë shumë e fortë, jam ndjerë e lodhur. Por jam aq mirënjohëse për mundësinë që mu dha të luaj në dy filma, më japin forcë dhe më kujtojnë se mund t’ia dal dhe të vazhdoj të mos i humb fuqitë e mia. Edhe nëse gjërat nuk funksionojnë për momentin, duhet ti japësh vetes një shtysë.

Duke folur për rolin në Maleficent, Angelina u shpreh: Më duhet të bëj trajnime, do jem në lëvizje, do kem aktivitete, shumë punë, por më pëlqen që do jem e angazhuar./ Metro / Tirana Post

Image result for Angelina with child

Share With:
Translate »
584 Views