Çështja shkon në gjyq, Pique dëshiron të jetë kujdestari i djemve

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dëshiron që dy djemtë e tij të jetojnë me të.

Sipas Marca-s, futbollisti dëshiron të bëhet kujdestari ligjor i Milanit dhe Sashës dhe beson se ata duhet të qëndrojnë në Katalonjë, ku kanë kaluar gjithë jetën.

Këngëtarja Shakira, nëna e tyre dhe ish-bashkëjetuesja e  Gerard, synon t’i transferojë djemtë në Miami, pasi nuk dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.

Në përgatitje për gjyqin, Pique iu drejtua Tamborero Abogados, një avokat i specializuar në divorc.

Share With:
Translate »
127 Views