Çfarë bën Kahraman për kërkesat e vështira të partneres shtatzënë?
Që nga momenti kur ka mësuar se së shpejti do të bëhet baba, aktori Ozcan Deniz, i njohur për rolin e Kahramanit në “Një pjesë e imja”, i është përkushtuar partneres me kohë të plotë, madje edhe po kujdeset që gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël të mos i mungojë asgjë.
Muaji dhjetor ishte parashikuar të kishte dasmë për çiftin e njohur, por ende nuk është mësuar asgjë për ceremoninë. Për momentin, aktori dhe partnerja e tij 25-vjeçare po e shijojnë këtë periudhë të ëmbël si asnjëherë më parë. Madje, Kahraman është aq i përkushtuar, saqë plotëson edhe kërkesat më të vështira të saj. Siç shkruajnë mediat turke, Feyza Aktan ka kërkuar qershi. Menjëherë Ozcan Deniz i ka sjellë qershitë nga një fermë në Kütahya.
Por jo vetëm kaq. Deniz po kujdeset vetë edhe për qumështin, vezët dhe kosin, por edhe ushqimet e përditshme që duhet të marrë partnerja e tij. Të gjithë këto, aktori i ka porositur në një fermë në Çanakkale. Sa baba i përkushtuar!