Çfarë do të bëhet Zaho kur të rritet, na e tregon Linda
Një nga pyetjet e fëmijëve ishte kurioziteti për emrin e Zahos: “Zaho është emri i një heroi që do mbahet mend për trimërinë dhe dashurinë”. Kurse se çfarë do bëhet ai kur të rritet, ishte pak histori e gjatë: “Zaho e ndryshon gjithmonë se çfarë do bëhet. Mamatë tuaja duhet ta dinë traditën. Edhe ne i vumë sende: stetoskop, laps, libër, çelësa, kasetë. Dhe Zaho mori kasetën e filmit. Pastaj kur bëri dy vjeç e pyeti Linda çfarë do bëhesh: piktor apo shofer dhe ai tha shofer. E pyeta para ca ditësh më tha spiderman se do të bëhet hero. Tani të shohim”, tregoi Linda Rama.