Çfarë do të ndodhë me Kate Middelton dhe princin William kur gjyshja mbretëreshë të mos jetë më?
Kate Midelton dhe princi William u martuan në vitin 2011 dhe menjëherë pas kësaj martese Kate mori titullin Dukesha e Kambrixhit ndërsa William u bë Duka i Kembrixhit.
Por titujt e tyre do të ndryshojnë nëse mbretëresha Elisabeth vdes, kjo për të pasqaruar ndryshimin në vijën e trashëgimisë.
Pasi të vdesë Mbretëresha, djali i saj më i madh, Princi Çarls do të bëhet Mbret i Anglisë.
Princi William do të bëhet Princi i ri i Uellsit, sipas protokollit që është në fuqi që nga shekulli i XIV.
Është detyra e Çarlsit si mbret të bëjë Williamin princ të ri të Uellsit.
Teknikisht, gruaja e Princi Charles, Camilla Parker-Bowles, është princesha e tanishme e Uellsit, por ajo nuk e përdor këtë titull në nderim të princeshë Diana.
Sidoqoftë, mendohet se Kate Middleton do të marrë dhe do të përdorë titullin e Princeshës së Uellsit sapo Princi William të bëhet Princi i Uellsit.
Është e rëndësishme të theksohet se Kate Middleton nuk është teknikisht një princeshë. Çdokush mund ta ketë titullin e princit ose princeshë para emrit nëse ka lindur në familjen Mbretërore.
Titulli zyrtar i Kate Middleton do të ndryshojë përsëri nëse Princi William bëhet Mbret i Anglisë.
Ajo do të bëhej Mbretëresha e Madhërisë së Saj, Catherine VI, derisa djali i saj i madh, Princi George, do të bëhej Princi i ri i Uellsit