Çfarë do të ndodhë në ditëlindjen e Meghan Markle? Princi Harry ka një surprizë
Një burim ekskluziv për HL ka zbuluar si do ta festojë ditëlindjen e 38-të dhe të parin si nënë Meghan Markle.

Ditëlindja është shumë afër. Pas pak ditësh, Meghan Markle do të festojë 38-vjetorin e lindjes – më 4 gusht – dhe një burim ekskluziv për HollywoodLife tha se si do ta festojë Dukesha ditën e saj speciale. “E gjithë bota e Meghan, në këtë moment është vetëm i biri, Archie”, – thotë burimi. “Ajo është kaq e dashuruar me statusin e saj si nënë, saqë në mendje ka vetëm të birin, jo ditëlindjen.”

Por edhe nëse nuk do të ishte Archie, Meghan nuk do të kishte ndonjë festë të madhe, gjithsesi. “Plus, Meghan nuk ka qenë kurrë fanse e festave të mëdha të ditëlindjeve”, – vazhdon burimi. “Ajo preferon më shumë festimet private. Ajo më shumë do të kishte dëshirë një darkë minimaliste me dashurinë e saj sesa një party me shumë njerëz.”

“Princi Harry është vërtet mjaft bujar dhe i kujdesshëm në këto raste, kështu që edhe këtë herë, ai ka përgatitur diçka shumë speciale për bashkëshorten e tij, e cila feston ditëlindjen e parë si nënë. Edhe pse shumë detaje nuk bëhen publike, Harry ka planifikuar disa momente të veçanta për të, por natyrisht po i mban në fshehtësi”, – shton më tej burimi. “Ajo e di që e ka marrë dhuratën më të bukur që mund të kishte në jetë, – të voglin e ëndërruar Archie.”

Vitin e kaluar, Meghan dhe Harry e festuan ditëlindjen e Dukeshës në dasmën e miqve të tyre, ndërsa në vitin 2017, Harry i dhuroi Meghan një udhëtim në Botswana.

“Anëtarët e familjes mbretërore i festojnë ditëlindjet shumë private, përveç Mbretëreshës, e cila ka sfilatën “Trooping The Colour”,- rrëfen burimi. “Po pjesa tjetër e familjes, tradicionalisht, nuk bëjnë asnjë festë publike, kështu që asgjë e ngjashme nuk do të ndodhë me Meghan.”

Edhe pse Meghan nuk do të ketë ndonjë festë të madhe, jemi të bindur se në internet do të ketë, pa dyshim, postime, video e foto që do t’i urojnë 38-vjetorin Dukeshës.