Çfarë donte Travis Barker tek varri i babait të Kourtney Kardashian?
Në episodin e fundit të “The Kardashians”, Kris Jenner zbuloi se Travis Barker vizitoi varrin e Robert Kardashian Sr. përpara se t’i propozonte Kourtney Kardashian.
Kris Jenner tha se Travis u sigurua që të përfshinte në propozim dhe një person tjetër të veçantë për Kourtney: babain e saj të ndjerë, Robert Kardashian i cili vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003 në moshën 59-vjeçare.
“Ai kërkoi dorën e saj për martesë dhe unë, dua të qaj tani, nuk mund ta besoj se është hera e parë që ajo martohet”, i tha ajo Kim Kardashian gjatë episodit.
Përpara marrëdhënies të stuhishme dhe fejesës me rockerin, Kourtney ishte në një lidhje me Scott Disick për 10 vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2015. Ish-çifti kanë tre fëmijë së bashku: Mason, 12, Penelope , 9 dhe Reign, 7.
Marrëdhënia e Kourtney dhe Travis arriti kulmin vitin e kaluar kur ai e bëri propozimin e mrekullueshëm buzë plazhit. “Travis e shoqëroi Kourtney-n deri në plazh, ku ai kishte vendosur lule të kuqe në formën e një zemre dhe dukej shumë romantike”, tha një dëshmitar okular.
Gati gjashtë muaj më vonë të dy vendosën të shkëmbenin betimet në një ceremoni në Las Vegas. Dhe megjithëse çifti nuk kishte ende një licencë për ta zyrtarizuar bashkimin dashuria e tyre është po aq e vërtetë.