Çfarë duhet të bëjë çdo prind për të kuruar urinimin e pavullnetshëm të fëmijëve në shtrat
Sado i turpshëm qoftë ky fenomen, ditët e sotshme po përhapet akoma dhe më shumë. Urinimin e pavullnetshëm gjatë natës e hasim më shumë tek moshat e vogla rreth 5-6 vjeç, por ndodh që kjo gjendje të vazhdojë deri në moshën 11 vjeçare. Djemtë janë më të predispozuar për të urinuar në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës sesa vajzat. Rreth 5 milion fëmijë përballen me këtë fenomen çdo ditë. Por duhet të dini që kjo gjë është e kalueshme, pra zgjat vetëm për një periudhë të caktuar. Megjithatë ka disa gjëra që mund të bëni nëse ky ves i fëmijës po ju shqetëson shumë.
Gjthçka varet nga reagimi juaj, nëse ju reagoni menjëherë keq, atëherë fëmijët do të fillojnë të stresohen më shumë dhe padyshim që nuk e keni ndihmuar fare të përparojë kundra vesit të tij. Nëse ju veproni me qetësi dhe dashuri, fëmijët ndihen më pozitiv dhe të sigurt për hapin që po hedhin. Mos harroni që kjo është diçka shumë e rëndësishme për fëmijën dhe njëkohësisht e vështirë për t’u riparuar.
Duhet që fëmijët ta bëjnë rutinë daljen jashtë në banjo para se të bien gjumë
Do të ishte shumë mirë që fëmijët të shkonin në tualet para se të binin në gjumë. Në këtë mënyrë ata do ta zbraznin fshikëzën dhe mundësitë për të urinuar gjatë natës do të ishin të pakta. Me këtë metodë nuk do të mund të ndalonit plotësisht urinimin e pavullnetshëm të fëmijës gjatë natës, por të paktën do ta mbanit shtratin e tharë për disa ditë. Disa ekspertë të tjerë sygjerojnë që prindërit të limitojnë sasinë e lëngjeve që fëmijët konsumojnë para se të bien të flenë.
Kontrolloni për shenja kapsllëku
Kapsllëku është një nga arsyet që sjell problemet me fshikëzën urinale. Feçet e ngurtësuara grumbulluhen në një vend ngjitur me fshikëzën duke ushtruar presion mbi të. Kjo e nxit atë të nxjerë jashtë të gjithë lëndën urinale. Nëse hasni shenja të tilla është e këshillueshme që të filloni menjëherë me trajtimin e kapsllëkut. Jepini fëmijës sa më shumë lëngje dhe ushqime të pasura me fibra. Vetëm në këtë mënyrë organizmi mund të kthehet në normalitet.
Vendosni një orar
Vështroni me kujdes orarin e zakonshëm kur fëmijët urinojnë mbi krevat. Vendosni një orar disa minuta para kësaj ore në mënyrë që diçka t’ja tërheq vëmendjen fëmijës para se të ndodhë incidenti. Në 75% të rasteve kjo metodë është shumë efektive, sepse duke e bërë këtë, gjatë kohës kur fëmijët supozohej të ishin duke urinuar, ata janë zgjuar dhe si pasojë e kësaj ky hap anashkalohet.
Investoni në një shtrat të përshtatshëm për këtë problem të fëmijës
Nëse asnjëra nga metodat e mësipërme nuk ja ka arritur qëllimit, atëherë mbetet vetëm diçka e fundit për t’u bërë. Investoni në shtratin e fëmijës suaj. Ai duhet të jetë sa më praktik për t’u larë dhe pizhamet e fëmijës është shumë e nevojshme të jenë të lira, në mënyrë që ta keni më të thjeshtë për ta ndërruar atë gjatë natës. Në mëngjes kërkoini fëmijës ndihmë për ta pastruar krevatin, në këtë mënyrë ai bëhet më i përgjegjshëm për gabimet e tij, edhe pse ky nuk është faji i tij. Fëmijët e shohin sa shumë po përpiqeni ju ta korigjoni këtë ves tek fëmija dhe në një mënyrë edhe ata do të reflektojnë.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.