Çfarë duhet të bëni në rast se fëmijës suaj i është acaruar lëkura nga pelenat
Ekzemat apo dermatiti i lëkurës prek rreth një në çdo pesë individ te pakten njehere gjate jetes se tyre. Shkaqet jane te shumellojshme duke nisur nga kontakti me cfaredolloj produkti kimik me lekuren ( materiale ndertimi, pastrues te ndryshem kimik), produktet kozmetike (shampo, kremra, make up etj), kontakti me cfaredolloj materiali ( veshje, metale, dru), kontakt me bimet apo me kafshet etj. Termi qe perdoret gjeresisht eshte ekzeme ose me thjeshte pezmatim i lekures( skuqje e saj)
Dermatiti nga panolinat
Dermatiti nga panolin vjen si rezultat i kontaktit me panolinen apo acarimit te lekures nga jashteqitjet apo urina e femijve e cila ne kontakt te ngushte me lekuren e acaron ate dhe lekura skuqet dhe shpeshere mbiinfektohet nga bakterie apo myqe qe jane me te shumte ne ate zone, tek disa femije pergjithesisht gjate periudhes se daljes se dhembeve imuniteti fillon dhe bie ata behen me te ndjeshem ndaj virozove dhe enterovirozave te cilat shprehen me diarre e cila pergjithesusht eshte acide dhe e pezmaton shume lekuren, te disa femije te tjere ky dermatit ndodh nga perdorimi i panolinave jo cilesore dhe tek disa nga higjena e paket shkruand dr:Ardiana Sinani
Masat qe duhen te merren
Panolinat duhen te nderrohen sa me shpesh sidomos tek femijet qe kane keto probleme sa here qe ata defekojne apo urinojne, duhen pastruar mire duke u lare me uje te rrjedhshem per cdo nderrim pelenash. Perdoren pergjithesisht pasta apo zbutes qe ne permbajtje e tyre kane oksid zinku qe ka veti antiinflamatore. Dhe ne rastet kur lekura eshte acaruar perdoren edhe pomada antimykotike dhe antibakteriale.