Çfarë duhet të dini kur shihni telenovela me fëmijët?
Të gjithë dëshirojmë më të mirën për fëmijët tanë dhe kjo është pjesë e të qenit një prind. Për këtë arsye mundohemi shumë që fëmijët tanë të jenë sa më të sigurt aty ku rriten dhe edukohen. Një problem madhor që i shqetëson shumë prindërit është televizori. Nuk po flasim për kohën që fëmijët kalojnë përballë televizorit, por për programet me të cilat ato përballen çdo ditë. Ata shqetësohen akoma dhe më shumë për përmbajtjen e këtyre programeve dhe tematikat, shpesh herë të papërshtatshme dhe joedukative, që ato trajtojnë.
Pavarësisht faktit që mund të kaloni një kohë të mrekullueshme bashkë me familjen tuaj teksa shihni serialin e preferuar, duhet të mendoni edhe për pasojat që kjo gjë shkakton tek fëmijët. Nëse keni vendosur që ta ndiqni këtë serial bashkë me fëmijën tuaj, duhet të dini që fëmijët i marrin seriozisht të gjitha skenat që ndodhin në film, duke i konsideruar ato si të vërteta. Çdo grindje, vdekje, ndarje, vrasje etj, përjetohet shumë keq nga fëmijët, duke i bërë ata të mendojnë që telenovelat ndikojnë në realitet çka i bën ata të ndyshojnë tërësisht opinion mbi të.
Telenovelat në përgjithësi trajtojnë tema të cilat janë shumë të ndërlikuara dhe në shumicën e rasteve nuk mund të kuptohen nga fëmijët nën 10 vjeç. Kjo gjë i bën fëmijët të çorientohen dhe të humbasin sensin e kohës.
Fëmijët duhet të jenë nën monitorimin e prindërve gjatë gjithë kohës. Për ta bërë këtë prindërit duhet të kontrollojnë çdo program me të cilin haset fëmija, për të kuptuar nëse ky program përmban një tematikë për të cilën fëmijët nuk janë akoma gati për t’u përballuar. E di që është pak e vështirë, por teknelogjia në ditët e sotshme ka evoluar aq shumë saqë asgjë nuk tingëllon më e vështirë. E gjitha kjo bëhet me qëllim që fëmijët të mos e konsiderojnë botën si një skenë të një telenovele, por si një mundësi për të jetuar realitetin.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.