Çfarë duhet të prisni nga takimet prenatale mjekësore në tremujorin e tretë të shtatzënisë
Ju keni arritur në tremujorin e tretë, që do të thotë se është koha të filloni të mendoni për planin tuaj të lindjes dhe jetën pas lindjes së fëmijës!
Në çdo takim prenatal të tremujorit të tretë, mjeku juaj do të vazhdojë të kontrollojë presionin e gjakut, peshën dhe urinën tuaj si dhe do të sugjerojë një ekzaminim për të kontrolluar shenjat e preeklampsisë, diabetit gestacional dhe infeksionit, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, mjeku juaj mund të caktojë gjithashtu një ekografi të tremujorit të tretë dhe test anti-stres nëse mendon se është e nevojshme.
Të kesh komplikime, si diabeti gestacional dhe placenta previa, do të thotë që do të vizitosh mjekun më shpesh për t’u siguruar që fëmija juaj po ecën mirë.
Gjatë takimeve prenatale në tremujorin e tretë, sigurohuni që t’i bëni shumë pyetje mjekut tuaj në lidhje me lindjen dhe të tregoni çdo shqetësim që keni për jetën pas lindjes së foshnjës.
Deri në momentin që filloni tremujorin e tretë (28 javë deri në fund të shtatzënisë), ju ndoshta jeni në ankth për ardhjen e foshnjës dhe dëshironi të merrni një pushim më se të nevojshëm.
Lajmi i mirë është se ju do të takoheni me mjekun tuaj më shpesh për të kontrolluar rritjen dhe zhvillimin e foshnjës tuaj, kështu që do të keni një ndjenjë më të mirë se kur mund të jetë koha e e duhur dhe se kur duhet të shkoni në pushim.
Në tremujorin e tretë, do të keni një takim para lindjes – çdo dy javë nga 28 deri në 36 javë, më pas do të keni një vizitë prenatale një herë në javë, gjatë muajit të fundit deri sa të lindni.
Mjeku juaj gjithashtu do të vlerësojë rrahjet e zemrës së foshnjës duke përdorur një Doppler dhe do të masë lartësinë fundore (distanca midis kockës suaj pubike dhe majës së mitrës). Në këtë fazë, matja duhet të përputhet me numrin e javëve që jeni shtatzënë. Pra, nëse jeni 37- javësh, lartësia juaj fundore duhet të jetë rreth 37 centimetra.
Nëse foshnja juaj është shumë e vogël ose shumë e madhe, mjeku juaj mund të rekomandojë një ekografi të tremujorit të tretë për të vlerësuar rritjen e saj dhe nivelet e lëngut tuaj amniotik.
Dhe nëse keni një shtatzëni me rrezik të lartë, siç është rasti me diabet gestacional, mjeku mund të rekomandojë gjithashtu një ekografi të tremujorit të tretë për të bërë një test të profilit biofizik (BPP), ku do të ekzaminohen lëvizjen e foshnjës dhe nivelin e lëngjeve.
Mirëpo, nëse e keni kaluar datën e duhur për lindje, atëherë mjeku juaj mund të kontrollojë qafën e mitrës për të parë nëse zbutet (hollohet) dhe zgjerohet (hapet).
Ekzaminimi i qafës së mitrës mund të japë një ide se çfarë metode të induksionit të lindjes duhet të përdoret nëse është e indikuar.