Çfarë emocioni! Maluma takon të ëmën pas 5 muajsh pa u parë dhe videoja na i mbushi sytë me lot!

Për pesë muaj me radhë, Maluma ka qëndruar larg mamasë së tij për shkak të emergjencës Covid-19 si dhe angazhimeve të tij të shumta.

Sigurisht që ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, mirëpo asgjë nuk krahasohet me kontaktin fizik.

Pas ditësh të pafundme larg, këngëtari latin ka vendosur të surprizojë të ëmën duke i trokitur në derën e shtëpisë, ndërsa ajo s’i ka besuar dot syve kur ka parë djalin e saj.

“Erdha në shtëpi pas 5 muajsh dhe i bëra një surprizë të vogël mamasë time.”-shkroi Maluma krahas videos emocionuese që na i mbushi sytë me lot.

Shikoni videon këtu:  https://www.instagram.com/p/CGyIjBsHemm/

Share With:
Translate »
498 Views