Çfarë është gjaku i kordonit kërthizor, roli i shumëfishtë në trajtimin e sëmundjeve të ndjeshme
Gjaku i kordonit kërthizor është sasia e vogël e gjakut që mbetet në kordonin pas lindjes.
Është një burim i pasur i qelizave staminale që formojnë gjakun. Qelizat burimore të gjakut (siç gjenden në gjakun e kordonit kërthizor) mund të bëhen qeliza të kuqe të gjakut, qeliza të bardha të gjakut dhe qeliza koaguluese, shkruan Pregnancy Info përcjell Gazeta Shneta.
Qelizat staminale të gjetura në gjakun e kordonit të kërthizës mund të përdoren në trajtimin e çrregullimeve të gjakut duke përfshirë:
– Leukemia (kanceri i indeve gjakformuese);
– Limfoma (kanceri i sistemit imunitar);
– Anemia aplastike (kur nuk krijohen mjaftueshëm qeliza të reja të gjakut);
– Adrenoleukodistrofia (një çrregullim gjenetik që prek nervat);
– Sëmundja e Krabbe (një çrregullim i rrallë i sistemit nervor);
– Anemia drapërqelizore (një çrregullim i qelizave të kuqe të gjakut).
Shkencëtarët po punojnë në përdorimin e qelizave staminale për të trajtuar disa sëmundje, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, Parkinsonin dhe Alzheimer-in, ndër të tjera.