Çfarë është gripi i syve që po prek shumë fëmijë në Shqipëri!
Gripi i syve po prek çdo ditë e më shumë fëmijët kudo në Shqipëri. Qindra prindër drejtohen çdo ditë në zyrat e pediatërve të shqetësuar për gjendjen e fëmijëve. Gripi i syve nuk prek vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Por më të rrezikuarit janë fëmijët.
Cilat janë disa nga shenjat kryesore të gripit të syve?
Gripi i syrit përfshin irritim të syve, djegie, skuqje apo lotim të vazhdueshëm.
Sëmundja është infeksion i sipërfaqes së syrit, shtresës se konjuktives dhe kornese, që shkaktohet nga një agjent viral stinor. Gripi i syve përhapet lehtësisht nga një person te tjetri, përmes teshtimës, pështymës, apo thjesht një shtrëngimi dore me të sëmurin që me të njëjtën dorë më pas mund të fërkojë sytë.
Pacienti zgjohet në mëngjes me sy të kuq, me lotim të shtuar, ndjesinë e rërës në sy dhe veshje të shikimit, që nuk i lejon hapjen e syrit. Në ditët në vijim ka një gjëndër afër veshit që fryhet edhe mund të jetë e dhimbshme.
Te fëmijët mund të japë edhe temperaturë që shkon në 38 deri në 39 gradë. Virusi ka një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh dhe krijon kushte për të mbivendosur infeksione të tjera. Në bazë të stadit të infeksionit viral, nevojiten vizita tek okulisti dhe ndjekje edhe ne ditët në vazhdim, sepse në forma më të rënda lë një ulje përgjithmonë të shikimit.
Kur shihni që fëmijët janë prekur nga gripi dhe vini re që u janë mbushur sytë me sklepa të verdhë atëherë merrni një garzë sterile dhe ujë fiziologjik. Pasi ta keni lagur me ujë fiziologjik, garzën vendosini mbi qepallat e syrit dhe fërkojeni deri sa të largohen sekrecionet e verdha. E rëndësishme është të përdorni garza të ndershme për secilin sy.
Disa këshilla nga mjekët se si ta shmangni gripin e syve!
Mbani higjienë të lartë! Lani duart shpesh
Shmangni ambientet me shumë njerëz!
Mbani peshqirë të veçantë etj! Të ndërroni rrobat sa më shpesh kur keni qene në ambiente me shumë njerëz!