Çfarë fshihet pas kuptimit të dy emrave të djalit të Dojna Memës?

Dojna Mema dhe Vlashent Sata i kanë vendosur dy emra djalit të tyre. Ditën e pardjeshme moderatorja zbuloi se ka sjellë në jetë djalin e saj.

Ajo postoi në rrjetet sociale një video duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj, duke shkruar: “Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata!”

Mirëpo, sot ka zbuluar se i biri nuk quhet thjesht Nolan. Duke ripostuar videon në Instastory, moderatorja shkruan: “Nolan Sol Sata”.

Nolan do të thotë kampion ose dikush me gjak fisnik. Kurse Sol, një emër neutral nga gjinia, është me origjinë hebraike. Dy kuptimet e tij, “lutje për” ose “paqe”, do t’i tregojnë fëmijës se ata janë një bekim në jetë dhe se e bëjnë botën një vend më të mirë. Është një drejtshkrim alternativ i Saulit, i cili ishte mbreti i parë i Izraelit në Biblën hebraike dhe në Dhiatën e Vjetër të Krishterë. Megjithatë, nuk dimë të themi nëse Dojna dhe Vlashenti janë frymëzuar nga këto kuptime kur i vendosën të birit këtë emër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)

Share With:
Translate »
130 Views