Çfarë i ndodhi vajzës së vogël në “Titanic”?
Cora ishte vajza e vogël që u shfaq vetëm në një skenë në filmin e famshëm “Titanic”. Vogëlushja ishte “shoqja më e mirë” e Di Caprios.
Roli i vajzës së vogël ishte interpretuar nga Alexandrea Owens. Por ku është ajo tani, çfarë bën dhe si duket?
Alexandrea nuk ka hequr dorë nga aktrimi. Së fundmi ajo ka përfunduar studimet në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Ajo thotë se e kujton shumë mirë takimin e parë me Leonardo Di Caprion, edhe pse ishte në moshë të vogël në atë kohë.
Edhe pse pjesa e saj në film ishte shumë e shkurtër, i duhej të bënte disa prova me Leon për ta realizuar ashtu siç duhej.