Çfarë ideje! Për 5-mujorin e lindjes, Emi dhe Jonida na bëjnë të gjithëve një dhuratë të përjetshme

Jonida Vokshi si sot 5 muaj më parë, solli në jetë vajzën e saj, që e pagëzoi me emrin Emi. Për këtë ditë të veçantë Jonida ka vendosur t’i bëjë një dhuratë qytetit të Tiranës. Bashkë me kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, Jonida ka mbjellë një pemë dhe i ka vendosur emrin e vogëlushes.

Kjo pemë ju dhurua Tiranës nga: Emi”, shkruhet në një pusullë.

Më pas Jonida ka treguar se pemën e ka mbjellë për 5-mujorin e lindjes së të bijës.

Emi sot bëri 5 mujashe dhe ajo ka pemën e saj tashmë, që e mbollëm pranë Amfiteatrit”, ka shkruar Vokshi.

Jonida Vokshi i është përkushtuar gjatë këtyre muajve plotësisht vogëlushes së saj. Ndryshe dhe nga nënat e tjera të njohura ajo nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe foto të portretit të plotë të vajzës. Ndërkohë për sa i përket anës profesionale është zbuluar së fundmi se moderatorja do të prezantojë këtë vit Festivalin e Këngës së bashku me Blendi Salaj.

Share With:
Translate »
728 Views