Çfarë marrëdhënie perfekte! Dojna Mema bën “shopping” me gjyshin dhe kjo video na kënaqi të gjithëve
Nuk besojmë se ka ndonjë njeri që nuk ka parë videot fantastike të gjyshes së Dojna Memës. Origjinaliteti i saj dhe momentet “funny” që dhuron, i kanë dhënë famën plotësisht të merituar.
Mirëpo herë pas here Dojna ndan në rrjete sociale edhe çaste të ndryshme me gjyshin e saj, me të cilin po ashtu ka një lidhje shumë të fortë. Ditën e sotme moderatorja ka ndarë një video, në të cilën tregon se para se të blejë diçka online konsultohet me gjyshin.
Dojna shihet duke kontrolluar disa veshje, ndërkohë që gjyshi e këshillon çfarë është e përshtatshme për të dhe çfarë jo. “Blerësi im personal! Gjyshi Sevi”, ka shkruar moderatorja shoqëruar me figurën e një zemre të kuqe.
Të gjithë gjyshërit janë një dashuri, por a ka ndonjë vajzë që nuk do e donte një gjysh të tillë si të Dojnës për ta ndihmuar në procesin më të vështirë?