Çfarë mund të jetë më e bukur se këto gjuajtje në bark për Orindën?
Në vetëm pak javë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko pritet të bëhen prindër për herë të parë me një vajzë.
Teksa të gjithë shijojnë bregdetin dhe freskinë e plazhit, Orinda duket se e ka kaluar të shtunën në shtëpi me Rubyn që e shoqëron gjithmonë. Moderatorja ka ndarë dhe një video ku duken “trokitjet” e para të së voglës e cila gjuan barkun e mamit.
“Mezi po presim t’i takojmë ato këmbë këmbë të vogla”, ka shkruar Orinda krah videos.
Huta e dha lajmin e shtatzënisë në nisje të pranverës me disa foto ku dukej barku i rrumbullakosur dhe veshja ngjyrë rozë që na njohu dhe me gjininë e bebit. Që prej atij momenti, Orinda dhe Turjani kanë treguar se po e presin me shumë emocion ardhjen e pjesëtares më të vogël të familjes, që i ka sjellë shumë gëzim që tani.
