Çfarë ndikon në rritjen e ngadaltë të fetusit
Kur pyesni gratë që janë në pritje të një fëmije se nëse kanë dëshirë të jetë djalë apo vajzë, përgjigjja e tyre më e shpeshtë është: “Me rëndësi të jetë me shëndet“.
Dhe kjo përgjigje, megjithëse mund të duket klishe, është shumë me vend pasi që gjatë zhvillimit të fetusit mund të ndodhin probleme nga më të ndryshmet.
E një nga ta është edhe zhvillimi i ngadalshëm i fetusit.
Çfarë është rritja e ngadaltë e fetusit?
Rritja e ngadaltë e fetusit njihet gjithashtu si kufizim i rritjes intrauterine (IUGR), gjë që nënkupton rritjen e ngadaltë të një foshnje gjatë shtatzënisë. Në këtë gjendje, madhësia e foshnjës është më e vogël se madhësia mesatare në atë moshë shtatëzanie.
Cilat janë shkaqet pë rritjen e ngadaltë të fetusit?
Shkaqet e këtij problemi janë të ndara në tri kategori të gjera: nënën, fetusin dhe placentën.
– Shëndeti i nënës është i rëndësishëm për fëmijën që të marrë të gjitha nevojat ushqyese thelbësorë për rritjen e saj.
– Shëndeti i fetusit është i nevojshëm për t’u siguruar që fëmija të marrë ushqime të furnizuar nga nëna.
– Placenta duhet të jetë e shëndetshme e mjaftueshme për të transportuar ushqime nga nëna tek fetusi.