Çfarë ndodhi me ta? Fillimi i vitit nuk paska qënë aspak i lehtë për familjen e Orinda Hutës

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një nga çiftet më të dashur për pubikun.

Ata janë prindër të një vajze të vogël, Atara.

Dyshja e njohur janë shumë aktiv në rrjetet e tyre sociale ku nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram teksa tregon për publikun se fillmi i vitit për familjen e saj nuk paska qënë aspak i lehtë.

Në video dallohen disa fragmente nga spitali.

“Patëm një 31 dhjetor të vështirë dhe fillim viti sfidues, por lus Zotin që shëndetin ta kemi e ta keni mirë gjatë gjithë vitit.

Pa shëndet të mirë nuk ka gëzim. Edhe kur flas me Turjan Hysko e them gjithë kohës “Shëndeti Turjann se të gjitha të tjerat rregullohen. Dhe jo nuk është klishe”, shkruan Orinda.

Share With:
Translate »
117 Views