Çfarë ndodhi në fejesën e Kourtney Kardashian që mërziti fëmijët e saj?

Ndërsa e gjithë familja Kardashian-Jenner ishte e pranishme në propozimin e Travis Barker për Kourtney Kardashian në Santa Barbara, ish-i i saj Scott Disick dhe tre fëmijët e tyre – Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 – nuk ishin aty.

Kris Jenner dhe Kim Kardashian ishin të përfshira në planifikimin e propozimit në një hotel në plazh në Santa Barbara, megjithëse Disick, nuk ishte prezent së bashku me fëmijët.

Propozimi do të shfaqet në episodin e javës së ardhshme, duke debutuar në Hulu të enjten, 5 maj.Në një pamje paraprake që u transmetua pas episodit të kësaj u la të kuptohet se jo vetëm Scott ishte i mërzitur, por edhe fëmijët.

Pamja për episodin e ardhshëm tregon familjen të gjithë së bashku në hotel, me Kris që thotë, “sapo perëndon dielli, është koha e shfaqjes”.

Kourtney shihet në rrëfim duke thënë: “Është perfekte, ai është super romantik”, ndërsa çifti i lumtur hyn dhe gjen të gjithë familjen duke pritur.

Drama vjen pas propozimit, kur Khloe tregon se ajo e di se Scott Disick e di për fejesën dhe pas propozimit, Khloe shihet në shtëpinë e Scott, duke e pyetur atë se si ndiheshin fëmijët për gjithçka.

‘Ata ishin të mërzitur. Ata nuk e kuptuan pse nuk ishin atje”, tha Scott në një skenë të shkurtër në pamjen paraprake.

“Shpresojmë që ata të jenë të ftuar në dasmë. Jam i ftuar në dasmë?’ ai pyeti, ndërsa Khloe përgjigjet, “Nuk e di”.

Kourtney dhe Scott ishin bashkë nga viti 2005 deri në vitin 2015 dhe kishin tre fëmijë së bashku, Mason, Penelope dhe Reign.

Share With:
Translate »
141 Views