Çfarë ndodhi në takimin e Princit Charles me Lili-n dhe Archie-n?

Pothuajse një vit pasi Lilibet Diana lindi, Princi Charles dhe Camilla më në fund takuan mbesën e tyre kur familja e Princit Harry dhe Meghan Markle vizituan Britaninë e Madhe në fillim të qershorit për të festuar Jubileun e Platinit të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Për Charles, takimi me të ishte shumë emocional,” tha një burim mbretëror, duke vënë në dukje se Charles dhe Camila ishin po aq të emocionuar edhe për takimin me nipin tjetër, Archie Harrison, 3 vjeç. “Ishte shumë, shumë, shumë e veçantë të kalonin pak kohë me ta.”

Udhëtimi i fundit i çiftit Sussex shënoi vizitën e parë të Lilit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ajo dhe Archie nuk u panë gjatë festimeve katër-ditore, ata patën mundësinë të takonin familjen e tyre të madhe.

“Princi dhe Dukesha ishin absolutisht të entuziazmuar kur i panë”, tha burimi për takimin familjar, duke shtuar se ishte “e mrekullueshme që ata të ktheheshin në Britani” gjatë jubileut.

Përveç njohjes me të afërmit e saj mbretërorë, Lili gjatë vizitës në Angli ka festuar edhe ditëlindjen e saj të parë. Harry dhe Meghan më vonë ndanë një foto të vogëlushes. Imazhi është i pari i Lilit që nga kartolina e fundvitit.

Share With:
Translate »
125 Views