Çfarë po ndodh me Alvinin? Shpresa të reja për 11-vjeçarin që ndodhet në kampet e ISIS-it

Gazetari Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë për jetën e Alvinit të vogël, i cili ndodhet në një nga kampet e ISIS, Al Hol.

Kopliku ka reaguar pas një lajmi të shpërndarë në mediat britanike, ku bëhet me dije se në këtë kamp ka pasur përplasje të vazhdueshme, si dhe viktima.

Ka që dje që qarkullon në mediat shqiptare ky lajm. Normal, është shqetësues dhe merr vëmendjen e duhur nga opinioni i një vendi që ka shtetasit e tij (fëmijë) atje.

Por fatmirësisht, brenda lajmit të keq, ka edhe lajme të mira. Në të vërtetë ka pasur përplasje të vazhdueshme në kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para ndërhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me armë të ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kanë qenë prezente rregullisht në kamp. Kjo nuk do të thotë se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Për të hyrë në temë. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e “Save The Children” në kamp. Edhe sot, ajo e ka kontaktuar Alvinin, i cili është nën kujdesin e kësaj organizate. Në sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as më të voglin problem nga ata që po shkruhen në media. Kam bindjen se shumë shpejt do kemi lajme të mira. #AlvinNeShtepi”,- shkruan Kopliku në llogarinë e tij në Facebook.

Share With:
Translate »
545 Views