Çfarë tregon fakti që fëmija prish lodrat dhe gris librat

Kur shihni fëmijën që gris libra apo i prish lodrat kjo është shenjë se fëmija ndihet i neglizhuar.
Femija i neglizhuar e humbet interesin dhe kuriozitetin për mjedisin që e rethon. Ai ndihet i vetmuar, i humbet besimi te të rriturit dhe për pasojë ai humbet dhe lidhje me veten e tij. (Fëmija që të ndërtojë marëdhënien me veten i duhet prezenca dhe fjala e të rriturit). Shkalla e vlerësimit ulet dhe fëmija ndihet i poshteruar. Ai sillet me veten dhe lodrat si sillen te tjeret me të. Fëmija i inatosur e shkarkon mërzinë e tij te lodrat dhe librat. Ato behen pre e inatit dhe shkatërrimit dhe kur femija shkatrron nuk ka me loje. Femija i neglizhuar gris libra dhe shkatërron lodra. Lira Gjika

Share With:
Translate »
918 Views