Çfarë?! Zërat thonë se Fedez paska lajmëruar Chiara-n për shtatzëninë e partneres së re

Siç u raportua pak javë më parë, sipas revistës javore Chi, Fedez po pret një fëmijë të tretë, këtë herë me partneren e tij të re, Giulia Honegger. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është shtatzënia në vetvete, por fakti njerëzor dhe i papritur: reperi, emri i vërtetë i të cilit është Federico Lucia, thuhet se ka njoftuar për këtë lajm ish-gruan e tij, Chiara Ferragni-n, dhe takimi mes tyre ka shkuar më mirë se sa pritej.

Kjo tregon se, pavarësisht gjithçkaje, dyshja po përpiqen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre, Leone dhe Vittoria

Lajmet kanë qarkulluar prej javësh, por tani marrin mbështetje konkrete në faqet e revistës të drejtuar nga Alfonso Signorini. “Tani Chi konfirmon se familja do të zgjerohet më tej,” shkruan revista. Për të shoqëruar lajmin, revista publikoi disa fotografi të realizuara në Milano, ku çifti Fedez dhe Giulia duken duke festuar një moment privat: “Çifti është në Milano dhe duket se po feston një lajm të bukur.”

Çfarë?! Zërat thonë se Fedez paska lajmëruar Chiara-n

Çfarë?! Zërat thonë se Fedez paska lajmëruar Chiara-n

Në disa imazhe, barku i Giulia Honegger duket pak i rrumbullakosur, duke sugjeruar shtatzëni të hershme. As Fedez, as Giulia nuk kanë dhënë konfirmim zyrtar dhe për momentin kanë zgjedhur të ruajnë heshtjen.

Çfarë?! Zërat thonë se Fedez paska lajmëruar Chiara-n

Lidhja mes Fedez dhe stilistes milaneze, Giulia Honegger, u bë publike verën e vitit 2025, kur në rrjetet sociale postuan një foto duke u puthur, shoqëruar me frazën që u bë virale: “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë.” Që atëherë, dyshja është shfaqur gjithnjë e më e lidhur dhe e pandarë. Madje, gjatë Festivalit të Sanremos 2026, Giulia ishte pranë Fedez-it në çdo event, ndërsa reperi zuri vendin e pestë në garë me këngën “Il Male Necessario”.

Çfarë?! Zërat thonë se Fedez paska lajmëruar Chiara-n

Divorci mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t u bë publik në fillim të vitit 2024, duke tronditur gjithë ndjekësit e tyre, si një nga çiftet më të ndjekura dhe të komentuar në rrjetet sociale italiane. Që atëherë, të dy kanë ndjekur rrugë të reja: Fedez është lidhur me Giulia Honegger, ndërsa Chiara ka rifilluar me energji aktivitetin e saj në modë dhe përflitet se ka nisur një marrëdhënie të re me menaxherin me origjinë nga Amerika Latine, Josè Hernandez.

Share With:
Translate »
48 Views