Charlotte Casiraghi sërish nënë, vjen në jetë Balthazar
Charlotte Casiraghi, ka sjellë në jetë në 23 tetor fëmijën e saj të dytë mashkull. Pas Raphael, të lindur në 2013, nga lidhja me aktorin francez Gad Elmaleh, princesha solli në jetë Balthazar (një emër i zbuluar nga mediat franceze) nga i dashuri producenti Dimitri Rassam, 36 vjeç.
Cifti i lidhur prej një viti e gjysmë i ka mbajtur të rezervuara dy muajt e fundit edhe për faktin se mediat franceze flasin për një krizë mes të dyve, që i ka detyruar të shtyjnë martesën që ishte parashikuar në verë të 2018, për në pranverë të 2019.
Charlote, ashtu siç është tradita ka lindur në Centre Hospitalier Princesse-Grace të Monakos, qendra ekskluzive e saj, një spital ku edhe vetë ajo ka lindur.
Të parët që kanë vizituar nipin kanë qenë gjyshërit.