Charlotte dhe Louis duhet të gjejnë nga një punë, pse princi George është i përjashtuar nga ky rregull?

Edhe pse statusi i tyre socio-ekonomik u lejon që të shijojnë udhëtime mbresëlënëse, të marrin pjesë në eventet më të rëndësishme në botë, të jetojnë të rrethuar nga luksi dhe shërbëtorët, princi William dhe Kate Middleton nuk duan kurrsesi që fëmijët e tyre ta konsiderojnë veten ‘’superiorë’’ për shkak të këtyre privilegjeve të trashëguara. Sipas burimeve të brendshme çifti i dukëve të Cambridge po i edukojnë që tani me kulturën e punës, sidomos dy më të vegjlit e familjes: Charlotte dhe Louis.

Po përse kjo ndarje?

Në ndryshim nga djali i tyre i madh, George, i cili është i treti në radhën e trashëgimtarëve për t’u ngjitur në fron, William dhe Kate duan që dy fëmijët të tjerë të mos mjaftohen thjesht me detyrat mbretërore, por të kenë nga një profesion të mirëfilltë.

Sipas ekspertes Angela Mollard, të dy janë prindër modernë dhe janë përpjekur t’u japin fëmijëve të tyre një fëmijëri sa më normale. E ftuar në një emision australian “Sunrise”, dukët e Cambridge nuk duan që Charlotte dhe Louis të vuajnë nga mungesa e një roli të përcaktuar, siç ishte rasti e vëllezërve më të vegjël të princit Charles.

 

Share With:
Translate »
159 Views