Chris Brown pranon atësinë e fëmijës së tretë

Chris Brown është bërë baba për herë të tretë. Ylli i R&B-së postoi një foto të modeles Diamond Brown, në të cilën shfaqet vajza e tyre 3-muajshe, Lovely Symphani Brown.

Ripostimi i fotos të së voglës, shënon herën e parë që këngëtari pranon publikisht atësinë e saj.

Rikujtojmë se Chris Brown ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Royalty 7 vjeç, me Nia Guzman dhe djalin 2 vjeç, Aeko Catori, me Ammika Harris.

Share With:
Translate »
194 Views