Chris Brown refuzon të japë më shumë mbështetje ekonomike për vajzën e tij dhe bën shumë mirë
Nëna e vajzës së tij, Nia Guzman po kërkon një shumë prej 21.000 dollarë në muaj, që këngëtari të japë për Royalty.
Por Chris nuk ka ndërmen që ta bëjë këtë gjë duke pretenduar se Guzman ka të ardhurat e veta, mbështetjen ekonomike që ai i jep si edhe mbështetjen që merr nga një martesë e mëparshme.
Mediat raportojnë se Broën jep një shumë prej 6.000 diollarë në muaj për shkollën private, për shpenzimet mjeksore dhe për dadon e 4-vjeçares. Gjithashtu ai paguan 3.000 dollarë për udhëtimet, argëtimin dhe aktiviteteve jashtëshkollore të Royalty.
Në dokumentet e paraqitura nga Broën në gjykatë, thotë se “dhënia një 4-vjeçareje gjithçka që ajo kërkon mund të jetë e dëmshme dhe nuk është në interesin e saj më të mirë.
Ai është i gatshëm të japë 9.813 dollarë në muaj dhe jo 21,000 dollarë sa po kërkon nëna e vajzës.
Chris beson se Nia po përdor vajzën e tyre si gur shahu dhe e ka bërë të qartë se nuk do paguajë shumën që ajo dëhiron.
Këngëtari pohoi se kishin fjetur bashkë vetëm njëherë dhe se ajo nuk i tha asgjë se kishte mbetur shtatzënë derisa Royalty erdhi në jetë.