Chris Hemsworth: “Prej Thorit të shëndoshë kuptova ç’provohet në shtatzëni”
Chris Hemsworth bëri shaka me faktin se pasi interpretoi Thorin e shëndoshë në “Avengers: Endgame” kuptoi së ç’provohet në shtatzëni.
Thori i shëndoshë, siç quhet në “Twitter”, ose Bro Thor, sipas skuadrës së Marvel, përfaqëson një demonstrim të luftës që shumë persona përballen me sëmundjen e vet mendore.
Lidhur me paraqitjen e tij, aktori vijon të marrë pyetje në rrjetet sociale dhe gjatë një interviste deklaroi: “Kostumi ishte shumë i rëndë, thuajse 40 kg. Është një lloj proteze silikoni dhe njerëzit afroheshin dhe më përkëdhelnin barkun. Tani e kuptoj ç’provonte ime shoqe kur ishte shtatzënë”.