Chrissy Teigen bëri një tatuazh në kujtim të foshnjës së humbur

Chrissy Teigen zbuloi këtë të shtunë, tatuazhin që ka bërë në kujtim të foshnjës që humbi në fund të muajit kaluar. Ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, e kishin planifikuar që fëmija të quhej Jack.

Në foton që ajo postoi në profilin e saj në Twitter këtë të shtunë në mbrëmje, emri ‘Jack’ shihet poshtë kyçit të djathtë afër emrit ‘John’.

Ajo tha: ‘Ne kurrë nuk vendosnim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm, pasi të lindin, madje pak para se të largohemi nga spitali. Por këtë herë, pa ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack u mundua aq shumë për të qenë një pjesë e familjes sonë dhe ai do të jetë, përgjithmonë … “

Pak kohë pasi humbi foshnjën, Chrissy postoi fotografi në Instagram që tregonin disa momente intime dhe prekëse të çiftit, duke mbajtur Jack-un të pikëlluar.

Pasi mori shumë kritika në lidhje me postimin ajo vendosi të ndajë edhe një letër prekëse ku shpjegoi gjithë situatën në të cilën ishte gjendur.

Share With:
Translate »
360 Views