Chrissy Teigen e tha hapur se çfarë mendon ajo dhe e gjithë bota për babain e Meghan Markle
Nëse edhe ty të kanë ardhur në maj të hundës, deklaratat e babait të Meghan, Thomas Markle, mos u shqetëso, nuk je e vetmja. Në disa postime në profilin e saj në Twitter, Chrissy Teigen shprehet se i vjen shumë keq për situatën në të cilën ndodhet Meghan.
“Ky person..!!! Ky person është njeri i shpifur!” shkruante Chrissy për Thomas, i cili nuk resht duke dhënën deklarata për Princin Harry dhe Meghan Markle, sesi ata e kanë lënë në mëshirë të fatit.
“Çfarë nuk shkon me këtë person? Lëre vajzën tënde të jetojë të lumtur, të lutem. Kjo është turpëruese.” – shkruan Chrissy Teigen.
Komenti i modeles erdhi disa orë pasi Thomas Marke deklaroi se do të kishte qënë më mirë të kishte ndërruar jetë sesa të përjetonte këto ditë të vështira për të.