Christina Aguilera rrëfen çfarë ka mësuar nga fëmijët: Ato më bëjnë më të mirë
Për artisten e famshme Christina Aguilera rolet kanë filluar të ndryshojnë, pasi nuk është vetëm ajo që mëson fëmijët e saj, por këngëtarja ka zbuluar se po mëson shumë nga ta. “Jam akoma një fëmijë në zemër, ata më ndihmojnë të nxjerr në pah dhe t’ju inkurajoj imagjinatën. Është një rrugëtim i vazhdueshëm mësimi. Ata më mësojnë shumë dhe më motivojnë të bëhem më e mira për veten”, është shprehur ajo.
Kujtojmë që Christina tashmë në moshën 38-vjeçare është shprehur se nuk mendon se do ketë fëmijë të tjerë në të ardhmen, por nëse është e thënë për të ndodhur, do të ndodhë.