Ciara, nënë për herë të katërt: Këngëtarja zbulon emrin e bebushes
Familja e Ciara-s dhe Russell Wilson u zgjerua!
Këngëtarja, 37 vjeç, dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të një vajze
Vajza Amora Princess Wilson lindi të hënën, më 11 dhjetor, njoftuan prindërit.
Ciara dhe Russell nisën lidhjen në vitin 2015 dhe u martuan pak më shumë se një vit më vonë, në korrik 2016. Ata kanë bashkë edhe dy fëmijë, vajzën Sienna Princess, 6 vjeç, dhe djalin Win Harrison, 3 vjeç. Ciara ka gjithashtu një djalë, 9-vjeçarin Future Zahir, me ish-të fejuarin, reperin Future.
View this post on Instagram