Çiftet rrezikojnë të mbeten pa fëmijë nëse konsumojnë këtë pije çdo ditë
Konsumimi i vetëm 1 pije të gazuar në ditë ul me më shumë se 30% probabilitetin që një çift të bëhen me prindër, sugjeron një studim i ri.
Burrat që konsumojnë 1 pije të gazuar në ditë ulin predispozitat e të bërit baba me 33%, ndërsa gratë që pinë 1 pije të gazuar dhe me sheqer në ditë janë 25% më pak të predispozuara të ngelen shtatzënë. Studime të mëparshme kanë treguar se vezët dhe embrioni nuk arrijnë të zhvillohen në ambiente me nivele të larta të glukozës në gjak. Sheqeri gjithashtu lidhet me disfunksionin erektil tek meshkujt.
“Autorja kryesore e studimit, dr. Elizabeth Hatch, nga Universiteti i Bostonit, thot: “Kemi zbuluar një lidhje mes konsumimit të pijeve të gazuara dhe me sheqer dhe fertilitetit të ulët, që ishte e vazhdueshme pasi kontrolluam edhe për disa faktorë të tjerë, si obeziteti, kafeina, alkooli, duhanpirja dhe cilësia e dietës së përgjithshme”.
“Çiftet që po planifikojnë të bëhen me fëmijë duhet të kufizojnë konsumimin e këtyre pijeve, pasi ato janë të lidhura edhe me efekte të tjera anësore”.